Ende pa debutuar në Tottenham, Bale ka një lajmërim për Real Madridin

Gareth Bale duket i vendosur të mbetet në Tottenham Hotspur.

Sport

22/09/2020 10:35

Gareth Bale mund të mbetet në Tottenham edhe përtej këtij sezoni.

Menaxheri i tij, Jonathan Barnett ka bërë të ditur se Bale dëshiron të vazhdojë të luajë tek Spurs.

Ylli uellsian u rikthye te ish skuadra e tij nga Real Madrid në formë të huazimit për një sezon.

Por, duket se tashmë dëshiron të mbetet në Tottenham për një kohë të gjatë, transmeton lajmi.net. “Jam i sigurt se, nëse gjërat shkojnë mirë, ne nuk do të kemi probleme”, tha Barnett.

“Ky është klubi për të cilin Bale dëshiron të luajë. Nuk mendoj se do të ketë probleme nëse ai dëshiron të qëndrojë edhe një vit tjetër”, shtoi ai. /Lajmi.net/