Emocionon një nga protestuesit drejtuar policëve: Ka me iu zën gjaku i atyre që po hajn dhe për me e gëzu ju lirinë
Një protestues, veteran i UÇK-së, i është drejtuar zyrtarëve policorë pas përdorimit të gazit lotsjellës gjatë protestës për votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Ai ka shprehur revoltën e tij ndaj veprimeve të Policisë, duke thënë se ka respekt për uniformën, por se nuk pajtohet me përdorimin e gazit ndaj protestuesve. “Çka s’ju ka…
Lajme
Një protestues, veteran i UÇK-së, i është drejtuar zyrtarëve policorë pas përdorimit të gazit lotsjellës gjatë protestës për votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ai ka shprehur revoltën e tij ndaj veprimeve të Policisë, duke thënë se ka respekt për uniformën, por se nuk pajtohet me përdorimin e gazit ndaj protestuesve.
“Çka s’ju ka bërë Albin zeza edhe keni duru, e neve për çka, për çlirimtarët, për UÇK-në? Është turpi i turpit. A e dini sa njerëz kam shti unë në dhe, i kam mbulu?”, ka thënë ai.
Protestuesi ka deklaruar se prej vitesh e ka ndjekur çështjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë dhe se beson se ata janë marrë padrejtësisht.
“Kurrë nuk kam dalë kështu siç kam dalë, sepse kam respekt për uniformën, por jo me ma gju gazin, me këqyr me më mbyt. Ti e ke uniformën, e ke maskën, je i mbrojtur. Qysh mua a don me më mbyt?”, është shprehur ai.
Ai ka kritikuar Policinë edhe për mënyrën e trajtimit të veteranëve, duke thënë se vetë merr 200 euro në muaj dhe se me këtë shumë e mban familjen.
“Për UÇK-në po na maltretoni, është turpi i turpit. Unë veteran jam, veç 200 euro i marr edhe e mbaj familjen. A e dini ju se po luani me gjakun e atyre krejtve?”, ka deklaruar protestuesi.
Në fund, ai ka thënë se nuk ka dalë më herët në protesta në këtë mënyrë për shkak të respektit që ka pasur për uniformën e Policisë.
“Po ju betohem në Zot se ka me ju zënë gjaku i atyre që po hanë dhe”, ka deklaruar protestuesi.