Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë?

Kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë emocione që lidhen me prindin. Ai ndër tjerash tha se gjatë luftës nuk e ka lëshuar asnjëherë frontin, duke nënvizuar se ka varrosur me duar të tij shumë nga shokët e tij. “Po e kam nënën…

Lajme

16/12/2025 21:59

Kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë emocione që lidhen me prindin.

Ai ndër tjerash tha se gjatë luftës nuk e ka lëshuar asnjëherë frontin, duke nënvizuar se ka varrosur me duar të tij shumë nga shokët e tij.

“Po e kam nënën gjallë, çka ka faj nëna ime që është gjallë? Është më se e thjeshtë, unë vëllezërit s’i kam, e kam nënën gjallë, a duhet me u bë pengesë kjo? Ose nëse eventualisht me më ballafaqu me emocionet e nënës, unë tash po u dashka me u sjell si guri, si jo njerëzor”.

“Unë nuk e them këta që me i mohu të tjerët ose me u veçu, po kam qenë luftëtar i luftës, nuk e kam leshu në asnjë orë fronin e luftës. I kam pa t’u m’u vra plot, e me duar të mia i kam shti në dhe plot, unë asnjëherë nuk mundohem mos me pa përpara. I kam kry punët që më presin nëse ma jep votuesi votën”, tha Haradinaj në Klankosova.tv

Haradinaj gjithashtu theksoi se Kosova është një popull me vlera dhe se shumë studiues të huaj e kanë lavdëruar këtë karakteristikë të popullit shqiptar.