Emma Watson: Nuk bie në dashuri me njerëzit e famshëm

Aktorja e njohur, Emma Watson ka thënë se ajo nuk dëshiron që të bëjë lidhje dashurie me ndonjë person të famshëm.

ShowBiz

01/04/2014 14:40

Watson është në ballinën e ‘Elle Australia’ për prillin e vitit 2014, aty ku shfaqet me një fytyrë mjaft të bukur.

“Unë nuk dua të bëj një lidhje dashurie me njerëzit të cilët janë të famshëm. Unë nuk mendoj se kjo gjë është një gjë e drejtë”.

“Detajet e personave të famshme janë publike dhe mund të ketë rezultat direkt te unë. Unë dua që t’i fsheh këto gjëra”, ishin fjalët e aktores.