Emery përfundon “hakmarrjen” ndaj Arsenalit, Villareali në finale të Europa League
Arsenal dhe Villareal janë përballur në kuadër të gjysmëfinales së Europa League.
Sport
Në ndeshjen e parë, Villareali kishte triumfuar me rezultatin 2-1, shkruan lajmi.net.
Por, në “Emirates”, ishte një ndeshje më e barazpeshuar dhe më e mbyllur.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, rezultat që i konvenonte Villarealit.
Në pjesën e dytë, Arsenali mori iniciativën dhe tentoi të shënonte, por që nuk patën sukses në shfrytëzimin e disa rasteve të mira.
Në anën tjetër, Villareali qëndroi mirë dhe rrezikonte përmes kundërsulmeve.
Arsenali me gjithë ndryshimet që bënë, nuk arritën të shënojnë gol.
Rezultati përfundimtar, Arsenal 0-0 Villareal.
Tani, Villareali do të ketë përballë skuadrën e Manchester United në finale të Europa League./Lajmi.net/