Elvana Gjata preku zemrat e të gjithë shqiptarëve me albumin e ri
Pas publikimit të dokumentarit për jetën e saj, Elvana Gjata preku zemrat e të gjithë shqiptarëve me albumin e ri.
ShowBiz
Albumi përmban gjithsej gjashtë këngë ndërsa titullin ia ka vënë ‘3’ numër ky i fatit për këngëtaren e njohur që e lidhë me shumë ngjarje të rëndësishme në jetë, shkruan lajmi.net
‘Gjërat kanë ndryshuar’, ‘Festojmë’ ‘Veç një pikë’, ‘Më fal’, ‘Xheloz’ dhe ‘Ti Shqipëri më jep nder’ janë titujt e këngëve që kanë prekur shumë zemra.
Që të gjitha janë publikuar ditën e djeshme (e diel) ndërsa veç e veç kanë marrë klikime të shumta nga dëgjuesit e muzikës së mirë e profesionale siç di ta bëjë vetëm Elvana.
Me muzikë nga Pirro Çako dhe tekste të tij të thurura bashkë me këngëtaren në bazë të përkrahjes dhe dëgjueshmërisë, ky album mbetet njëri nga projetet që ka thyer rekord në fillim të 2018-tës.
Sigurisht se sukseset e tjera dhe befasitë e shumta nga Elvana Gjata nuk do të mungojnë dhe ky është vetëm fillimi i bukur./Lajmi.net/