Ramadani: Serbët mund të provokojnë edhe nëse ka festë që të ketë destabilizim – Në rastin “Panda”, ata i kanë vra fëmijët e tyre me ia lënë fajin UÇK-së
Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka folur për mundësinë që “armiqët mund të provokojnë” edhe nëse verdikti i Specialës do te jetë lirues. “Infiltrimi i armiqëve mujnë me provoku edhe nëse vendimi është festiv…Sepse qëllimin tentojnë ta zbatojnë në Kosovë, me një arsye që në rastin e fitores Serbia e Rusia me u ndi humbëse,…
Lajme
Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka folur për mundësinë që “armiqët mund të provokojnë” edhe nëse verdikti i Specialës do te jetë lirues.
“Infiltrimi i armiqëve mujnë me provoku edhe nëse vendimi është festiv…Sepse qëllimin tentojnë ta zbatojnë në Kosovë, me një arsye që në rastin e fitores Serbia e Rusia me u ndi humbëse, mujnë me tentu me provoku masa e njerëz që me pas destabilizim…”, tha Ramadani në T7.
Ai shtoi se “në vitin 1998 Serbia, në rastin Panda i kanë vra fëmijët e vet, me ja lanë fajin UÇK-së, shqiptarëve”.