Elon Musk ka treguar se pse makina e re ishte ‘dështim’

Elon Musk ka treguar se pse xhami i makinës së re Tesla ‘cybertruck’ është thyer përgjatë një prezantimi të trupshëm.

Auto & Tek

26/11/2019 20:39

Ai tha se makina para se të prezantohej është ‘keqpërdorur’, që do të thotë është provuar në po të njëjtën mënyrë ku ai e ka shpërndarë edhe videon e saj.

Në video shihet që makina pak para prezantimit është testuar në po të njëjtën mënyrë, por xhami i makinës nuk ka reaguar, raporton “BBC”, transmeton lajmi.net.

Kjo ka shkaktuar që me goditjen e dytë në prezantim xhami i makinës të thyhet, kur është goditur më një top metali. Makina e së ardhmës është zbuluar në Enjtën në Kaliforni, ku dizajni i saj i paparë ndonjëherë ka tërhequr vëmendjen e audiencës, madje në internet është bërë edhe humor i madh për dizajnin e makinës.

Pa marr parasysh këtë momënt të turpshëm, Tesla ka deklaruar se i ka pranuar më shumë se 200 mijë porosi, për makinën që pritet të dal në vitin 2020.