Elezi: Materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë, procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë të ditur se materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë. Ai bëri të ditur se procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit. “Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet është shpërndarë me kohë për në të…

Lajme

09/11/2025 08:15

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë të ditur se materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë.

Ai bëri të ditur se procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit.

“Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet është shpërndarë me kohë për në të gjitha qendrat e votimit”.

“Duke u mbështetur në informacionet e pranuara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit për raudin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave ka nisur nëpër të gjitha qendrat e votimit që i takojnë këtyre komunave”, u shpreh ai.