Eleni Foureira dikur e mohonte se është shqiptare, por sot…(Video)
Depërtimi i këngëtarëve shqiptare në tregun evropian dhe më gjerë ka ndryshuar shumëçka në imazhin e krijuar jashtë vendit.
ShowBiz
Fillimisht ato të cilët karrierën e tyre muzikore nuk e nisën në shtetin e tyre, u bënë të njohura dhe shumë të kërkuara në shumë vende evropiane, shkruan lajmi.net.
Është Era Istrefi ajo e cila hapat e parë i mori në Kosovë dhe tani po vazhdon të na bëjë shumë krenar me të arriturat e saj nëpër botë.
Suksesi që Era po korrë, si duket ka bërë që edhe këngëtaret që dikur mohonin se ishin me origjinë shqiptare të ndryshojnë qëndrim duke pranuar më pas të bëjnë bashkëpunim me këngëtarët tanë.
Hiç më vonë se sot u publikua bashkëpunimi i Butrint Imerit me këngëtaren Eleni Foureira e cila dikur thoshte se kishte prejardhje meksikane, dhe më pas u zbulua se ajo vjen me origjinë shqiptare.
Fituesja e show-ut “Just the two of us” i mbajtur në Greqi, pati ngjallur polemika të shumta sa i përket kësaj deklarate, dhe pas kësaj nuk u vonua lajmi se Eleni Fouriera në të vërtetë është një vajzë me origjinë shqiptare.
Sipas burimeve të afërta të këngëtares, thuhet se ajo është një vajzë me nënën nga Vlora dhe babanë nga Fieri. Në biografinë e saj artistike ajo shkruan se ka lindur në Athinë, nga një baba nga Meksika dhe nënën nga Janina.
Ajo tashmë vetëm se e ka marrë hapin e parë me bashkëpunimin në fjalë, pra këngën ‘Delicious’, ndërsa nëse do të ketë bashkëpunime të tjera me këngëtarët shqiptar mbetet ta shohi./lajmi.net.
