El Shaarawy zyrtarizon ekipin për sezonin e ri
Stephan El Shaarawy ka konfirmuar qëndrimin te Roma.
Sport
Roma mund të festojë një lajm si ardhjen e një përforcimi të ri.
Stephan El Shaarawy ka vendosur të mbetet në klub edhe për sezonin e ri.
Sulmuesi i cili realizoi 7 gola dhe 5 asistime në edicionin e kaluar në Serie A i ka konfirmuar drejtuesve të klubit, qëndrimin e mëtutjeshëm në Stadio Olimpico, raporton Gianluca di Marzio, përcjell “lajmi.net”.
Andaj, sulmuesi italian nuk do të jetë në shitje, gjatë këtij afati kalimtar të verës. /Lajmi.net/