El Shaarawy, stërvitje dhe gol

Shenja të rikthimit nga Stephan El Shaarawy. Në stërvitjen e ekipit të rinjve të Milanit mori pjesë edhe sulmuesi italian i cili ka intensifikuar përgatitjet e rikthimit nga lëndimi. El Shaarawy i cili nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare në dy muajt e fundit u paraqit me ekipin e udhëhequr nga Filippo Inzaghi dhe mori…

Sport

10/04/2014 19:30

Shenja të rikthimit nga Stephan El Shaarawy.

Në stërvitjen e ekipit të rinjve të Milanit mori pjesë edhe sulmuesi italian i cili ka intensifikuar përgatitjet e rikthimit nga lëndimi.

El Shaarawy i cili nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare në dy muajt e fundit u paraqit me ekipin e udhëhequr nga Filippo Inzaghi dhe mori pjesë në një ndeshje mes skuadrës.

Ai realizoi një gol duke rikuperuar një rol pranë zonës, dribloi një kundërshtar dhe me një të djathtë të saktë e mposhti portierin Gori.

Gjatë gjithë stërvitjes ai u shfaq i sigurt dhe nuk u frikësua nga duelet me kundërshtarët.

Rikthimi i tij në ekipin e Clarence Seedorfit pritet të ndodh në javët e ardhshme.