El Nacional: Klopp e donte Cavanin në verën e kaluar

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thuhet se ishte i interesuar për të transferuar sulmuesin e Manchester Unitedit, Edinson Cavani në verën e kaluar.

Sport

07/11/2021 23:44

Pavarësisht që zhvilloi një rol të rëndësishëm në sezonin 2020/21, uruguaiani ishte i lidhur me largimin nga “Old Trafford”, transmeton lajmi.net.

Por, Man United aktivizoi rinovimin edhe për 12 muaj, me 34-vjeçarin që ka pasur disa lëndime këtë sezon.

Sipas El Nacional, Klopp ishte duke vëzhguar nga afër situatën e Cavanit dhe shpresonte që të bindte sulmuesin për kalimin te Liverpool, para se t’i qëndronte besnik “Djajve të Kuq”.

Mediumi tutje raporton se Cavani është duke kërkuar largimin nga Man United me Barcelonën që shihet si favoriti për të nënshkruar me ish yllin e PSG-së.

Cavani ka vetëm një gol në tetë paraqitje këtë sezon, derisa në 47 paraqitje që prej kalimit te United ka regjistruar 18 gola./Lajmi.net/