Ekipi i ëndrrave i Kosovës

FIFA i dha leje Kosovës për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, edhe pse me disa modalitete të caktuara përfshirë mosshfaqjen e simboleve, flamurit, himnit dhe të mos ndeshet me shtete nga ish-Jugosllavia. Mirëpo, kjo nuk e parandalon selektorin e Kosovës, Albert Bunjaki të përzgjedh në mesin e shumë futbollistëve të mëdhenj kosovarë, që sot luajnë…

Sport

21/01/2014 09:56

FIFA i dha leje Kosovës për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, edhe pse me disa modalitete të caktuara përfshirë mosshfaqjen e simboleve, flamurit, himnit dhe të mos ndeshet me shtete nga ish-Jugosllavia.

Mirëpo, kjo nuk e parandalon selektorin e Kosovës, Albert Bunjaki të përzgjedh në mesin e shumë futbollistëve të mëdhenj kosovarë, që sot luajnë për skuadra të shteteve tjera përfshirë Shqipërinë, Zvicrën, e të tjera.

Por, nuk duhet harruar super talentin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij ndërkombëtare, dhe thuhet se preferon Kosovën.

Përveç tij, ekipi mund të përmbajë edhe yje të tjerë si Lorik Cana, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Shikoni këtë video të mahnitshme që shfaq talentin e jashtëzakonshëm të disa prej atyre që shumë shpejt mund të luajnë për Kosovën.