Eduardo Camavinga nesër prezantohet si lojtar i Real Madridit

Real Madrid ka konfirmuar se nesër do prezantojnë mesfushorin Eduardo Camavinga.

Sport

07/09/2021 18:20

Francezi iu bashkua gjigantit spanjoll në afatin veror, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, Real ka konfirmuar se nesër me fillim nga ora 12:30, Camavinga do prezantohet.

“Real Madrid njofton se nesër me 8 shtator në 12:30, do bëhet prezantimi i Eduardo Camavingas si lojtar i Real Madridit”.

“Pastaj, Eduardo Camavinga do jetë në media ku do flas për konferencë për shtyp”, tha ai.

Ndërkohë, Camavinga është vetëm lojtar i dytë që iu bashkua Realit para David Alabas./Lajmi.net/