Edi Rama mbërrin në Vlorë për të zhvilluar një takim me Ivanka Trump

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me Ivanka Trump. Vizita po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa nuk janë bërë ende publike detaje mbi axhendën dhe temat që do të diskutohen gjatë takimit. Mësohet se kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump po zhvillojnë një darkë pune, së…

Lajme

21/01/2026 19:07

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me Ivanka Trump.

Vizita po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa nuk janë bërë ende publike detaje mbi axhendën dhe temat që do të diskutohen gjatë takimit.

Mësohet se kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump po zhvillojnë një darkë pune, së bashku me grupin e punës të cilët janë mbi 50 arkitektë nga e gjithë bota në këtë takim pasi ka qenë një grup i zgjeruar që ka marrë pjesë në këto takime dhe investime që pritet të zhvillohen.

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, mbërriti së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, paraditen e kësaj të mërkure, ku sipas informacioneve do të diskutojnë më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit.