Edhe një panair i produkteve vendore në Prishtinë
Prodhuesit vendorë gjatë këtij viti kanë qenë mjaft aktiv në promovimin e produkteve të tyre.

Lajme
Një gjë të tillë u kanë mundësuar edhe panairet e organizuar nga organizata të ndryshme jo qeveritare dhe Komuna e Prishtinës.
Një panair i tillë është hapur edhe sot në Prishtinë, tek sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ky panair i cili është organizuar nga OJQ “Dita”, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, ishte paraparë të mbahej në sheshin ‘Nënë Tereza’, po për shkak të aktiviteteve që ka paraparë ti organizojë komuna me rastin e festave të fundvitit, është zhvendosur në vendin i njohur edhe si ‘Trekëndëshi’.
Ky ndërrim i vendit nuk po u pëlqen edhe shumë prodhuesve, pasi sipas tyre, në këtë pjesë ka më pak frekuentim nga njerëzit, e cila ndikon edhe në shitjen e produkteve.(lajmi.net)