Edhe një futbollist i Superligës në Kombëtaren e Kosovës

Kosova do të luajë sfidën ndaj Moldavisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

17/11/2020 14:31

Pas humbjes ndaj Sllovenisë në ndeshjen e fundit, Kosova do ta luajë edhe një sfidë të fundit për këtë vit kalendarik.

Ndeshja e radhës dhe e fundit për këtë vit do të jetë ndaj Moldavisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në skuadër është bashkuar edhe ylli i Ballkanit, Armend Thaqi, i cili ka dy paraqitje me “Dardanët” deri më tani. /Lajmi.net/