Edhe Liverpool pas Zaniolo

Nicolo Zaniolo është në mesin e lojtarëve më të përmendur para merkatos së verës.

Sport

17/04/2022 22:01

Ylli italian pritet të largohet nga Roma në fund të sezonit, pasi ka refuzuar të vë firmën e tij në një rinovim kontrate.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’ thuhet se Roma mund të pranojnë deri në 50 milionë funte ofertë për kartonin e Zaniolo, transmeton lajmi.net.

Interesimi për 22 vjeçarin është i madh. Juventus dhe Milan janë skuadrat italiane që duan shërbimet e tij, por interesim ka edhe jashtë kufijve.

Liverpool është një prej skuadrave të mëdha që i bashkohet garës për lojtarin italian.

Përveç Liverpool, nga Premier League ekziston interesim edhe prej skuadrës së Tottenham Hotspur. /Lajmi.net/