Edhe kafshët vajtojnë për humbjen e më të dashurve (Video)

Ende mendoni se kafshët nuk kanë shpirt? Më poshtë do të mund t’i shihni disa prej momenteve më emocionuese të kafshëve që nuk i keni parë ndoshta asnjëherë.

Fun

14/05/2015 20:23

Të gjitha kafshët kanë emocione të cilat janë më komplekse se që njerëzit mund të imagjinojnë. Po, njerëzit kanë emocione komplekse, njëjti si derrat, delfinët, elefantët dhe gjithë kafshët e tjera.

Kur është fjala për të vajtuar, fjalët vështirë se i shpjegojnë emocionet e kafshëve. Me video dhe fotografi, më poshtë do të mund t’i shihni disa prej kafshëve të cilat kanë vajtuar për humbjen e më të dashurve të tyre – njëjtë siç bëjnë njerëzit.

Delfinët
Nuk është befasi që delfinët vajtojnë kur vdes një i tyre. Hulumtuesit thonë se delfinët kalojnë kohë të vështira duke e pranuar vdekjen, dhe shpesh qëndrojnë me të vdekurin e tyre për shumë ditë duke vajtuar.

Delfinët janë tashmë të njohur si kafshë shumë inteligjente. Hulumtuesit kanë dokumentuar delfinët duke përdorur gjuhën, mjetet, punën ekipore dhe ekspozimin në një kulturë sociale, transmeton Lajmi.net. Kjo pamje më lartë dëshmon se delfinët janë shumë të zgjuar dhe kafshë më të ndjeshme se që kemi menduar.

Shimpanzetë
chimps-mourning

Nuk ka befasi as këtu, pasi shimpanzetë janë krijesat relative më të afërta me njerëzit, por fotografia më poshtë prapë se prapë të prekë në zemër.

Historia e këtij shimpanzeje është e veçantë, e cila u tregua nga fotografi i ABC i cili e kishte kapur këtë moment:
“Prania e tij, dhe humbja, ishte e dukshme në të gjithë grupin. Në sytë e shimpanzeve të tjerë shihej se ata e kuptonin se shoku i tyre nuk do të kthehet më. Disa shimpanze shfaqen agresivitet, ndërsa të tjerët dukeshin shumë të zhgënjyer, por ndoshta reagimi më i mirë ishte heshtja e paprekshme që i kaploi ata. Nëse i njihni shimpanzetë, atëherë e dini se ato nuk janë zakonisht krijesa të heshtura”.

Qentë
Nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë moment…

Një qen në funeralin e pronarit të tij (shokut më të mirë):
dog-mourning

Gorillat
gorilla-mourns
Gorillat janë incizuar disa herë përderisa shprehnin trishtim dhe shqetësim për të vdekurit e tyre, ndonjëherë edhe duke i varrosur kufomat. Një shembull që të prekë në zemër është Gana, e cila nuk mund ta pranonte vdekjen e të voglit të saj. Gana e mbajti trupin e të voglit të saj në kopshtin zoologjik në Gjermani për ditë të tëra, duke u përpjekur që ta rikthejë në jetë dhe duke e mbrojtur atë nga punonjësit e kopshtit, transmeton Lajmi.net.

Më poshtë mund ta shihni një shoqëri të vërtetë të Gorilles me një mace:

Elefantët
Duke vajtuar për vdekjen e një elefanti të vogël:

Elefantët janë të njohur për qarjen me lot, varrosjen e të vdekurve të tyre, rënien në depresion dhe mohimin e vetës si reagim ndaj humbjes.

Patat
Kjo patë vajton për humbjen e një pate tjetër:

Patat janë shumë besnike ndaj shokëve të tyre. Pasi një i llojit të tyre vdes, ato brengosen jashtëzakonisht shumë. Disa edhe ndahen nga kopeja. Përfundimisht shumë prej tyre do të gjejnë partner tjetër, por si për njerëzit, as për ato nuk është një proces i lehtë, transmeton Lajmi.net.

Macet

Edhe macet janë dokumentuar duke vajtuar për humbjen e pronarëve të tyre, miqve në kopsht dhe jashtë tij.

Pinguinët
Dy pinguinë vajtojnë për vdekjen e një pinguini tjetër të vogël. Një skenë emocionale kjo e nxjerrë nga BBC. Shikojeni më poshtë: