E vërteton shkenca: Pastrimi i shtëpisë ulë rrezikun e depresionit dhe ankthit

Besojeni ose jo, pastrimi i shtëpisë mund të bëjë mrekulli për shëndetin tuaj mendor, sipas një studimi të fundit.

Fun

24/03/2019 18:14

Një studim i botuar në revistën ‘Mindfulness’ zbuloi se pjesëmarrësit në hulumtimin në fjalë, që angazhoheshin me punët e shtëpisë, ishin rreth 30% më pak të rrezikuar të përjetonin gjendje ankthi e nervozizmi, transmeton lajmi.net.

Në një nivel të nënndërgjegjes, rrëmuja ka të ngjarë të lidhet me emocionet negative (konfuzion, tension, nervozizëm, shqetësim), ndërsa hapësira e pastër ka më shumë gjasa të gjejë lidhshmëri me emocione pozitive (lumturi, qetësi, ndjenjë të mirëqenies), shpjegon Sherrie Bourg Carter, psikologe.

“Në mendjet tona, ne e shohim rrëmujën si një punë të papërfunduar. Kjo mungesë e plotësisë është shqetësuese dhe stresuese për shumicën e njerëzve,” sipas Dr Carter.

Së fundi, hulumtuesit  theksojnë se kushtimi i jo më pak se prej 10 minutash kohë  për pastrimin e shtëpisë mund të ndihmojë në minimizimin e ankthit. /Lajmi.net/