E vërteton shkenca: Motrat ju ndihmojnë të bëheni person më i mirë
Motrat ndihmojnë që personi të zhvillojë shkathtësitë sociale, siç janë komunikimi dhe kompromisi.
Lifestyle
Autori i hulumtimit mbi vëllezërit dhe motrat, prof. Alex Jensen, nga ‘School of Family Life’ të Universitetit Brigham Young në Shtetin federal amerikan Utah, thotë se konfliktet e vogla ndërmjet vëllezërve dhe motrave madje mund të ndikojnë edhe pozitivisht në zhvillim, transmeton Telegrafi.
Qe se çfarë thotë shkenca përse është mirë të keni motër:
Motrat përmirësojnë shëndetin mendor
Studimi i cili është publikuar në revistën profesionale medicinale Journal of Family Psychology, tregon që motrat ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor dhe në vetëbesim. Vëllezërit dhe motrat e veta”ato i mbrojnë nga ndjenja e vetmisë, padashuria, faji dhe frika.
Për shkak të tyre jemi më të ndjeshëm
Po i njëjti studim ka zbuluar që motra mund të ndihmojë që të bëhemi persona më të mirë, sepse promovojnë sjellje pozitive siç janë mëshira dhe altruizmi kur na tregojnë dashurinë dhe besnikërinë e tyre. Kjo vlen madje edhe kur ekzistojnë konflikte të vogla ndërmjet tyre.
Motrat ndihmojnë që të skaliten shkathtësitë ndërpersonale
Është dëshmuar që çunat të cilët rriten me motra më mirë komunikojnë me femrat se ata të cilët rriten me vëllezër apo si të vetëm. Mirëpo, disa shkencëtarë theksojnë që vëllai dhe motra gjinisë së kundërt u janë persona kyç në moshën e adoleshencës.
Vëllezërit dhe motrat shpesh bëhen më të afërt në atë moshë, sepse njëri-tjetrit u bëhen burim informacionesh për gjininë tjetër – thotë Jensen.
Motrat na mësojnë për pavarësinë dhe ambiciozitetin
Një studim britanik tregon që ata të cilët janë rritur së paku me një motër janë më të pavarur dhe më të vendosur se ata të cilët janë rritur të vetëm apo me vëllezër.
Bashkautori i studimit, prof. Tony Cassidy, në kohën e vet ka sqaruar që fjala është për dëshirën e brendshme që të bëhemi më të mirë, e cila më së shumti është treguar në familjet anëtarët e të cilave kanë qenë më shumë femra.
Na mësojnë edhe si të arrijmë ekuilibrin
Po ky studim thotë që motrat ndihmojnë të vendoset ‘qetësia e brendshme’. Kështu që ata të cilët janë rritur së paku me një motër kanë qenë më të gatshëm të përballen me sfida të ndryshme, por edhe më mirë janë përballur edhe me stresin dhe që në fund janë zhvilluar në njerëz më të lumtur dhe më optimistë.
Arsyeja përse këtë e mësojnë mu nga motrat, jo nga vëllezërit, gjoja qëndron në atë që femrat “më mirë i përdorin shkathtësitë komunikuese dhe më mirë dinë ta shndërrojnë situatën negative në situatë pozitive”, thotë hulumtimi.