E thumboi për dënimin me burg, Luiz Ejlli i reagon Dea Mishelit
Gjykata e Fierit dënoi këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli, për falsifikimin e dokumenteve duke përdorur vulën e noterit, rast ky që ndodhi në vitin 2021. Për këtë lajm pati një reagim edhe nga ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania 2, Dea Mishel. Krahas lajmit për akuzat ndaj artistit, ajo shtoi: “Thonë zgjidh një shok më të…
ShowBiz
Gjykata e Fierit dënoi këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli, për falsifikimin e dokumenteve duke përdorur vulën e noterit, rast ky që ndodhi në vitin 2021.
Për këtë lajm pati një reagim edhe nga ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania 2, Dea Mishel.
Krahas lajmit për akuzat ndaj artistit, ajo shtoi: “Thonë zgjidh një shok më të mirë se vetja, jam kurioz kush nga këta kë zgjodhi? Pr*stitucion apo falsifikim”.
E në anën tjetër, nuk mungoi edhe një reagim nga Ejlli ku theksoi: “Po ma kërkon me sesbën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”.
Ata ishin së bashku banorë në edicionin e dytë, ku edhe asokohe nuk patën raporte të mira me njëri-tjetrin.
Luizi në atë edicion u shpall fitues, gjersa në vend të dytë u rendit Krist Dragot Aliaj.
I njëjti në ndërkohë po vazhdon të jetë shumë i kërkuar në tregun muzikor shqiptar.