E rrallë: “Destan Begu bre…”, ju këndon kryeministri Mustafa (Video)

Një kryeministër si Isa Mustafa është vështirë me paramendua duke kënduar

Fun

13/11/2016 07:50

Njihet si njeri serioz, që rrallë herë jep çehre. Ai qesh vetëm kur ka ndonjë arsye të fort për ta bërë këtë. Por të këndoj…paramendojeni kryeministrin Isa Mustafa?!

Mustafa është incizuar në një video duke kënduar në sofrën e burrave së bashku me këngëtarin Afrim Muqiqi, shkruan lajmi.net

Kur i vije radha këngës së Destan Begut, Mustafa insiston t’i bashkëngjitet Muqiqit.

Ky moment ndez edhe më fort atmosferën në dasmën e Besnikut, djalit të Mustafës. /lajmi.net

YouTube player