E rrallë: Del verë e kuqe nga çezmja e kuzhinës në një fshat në Itali

Banorët e një fshati të vogël italian ishin dëshmitar të një mrekullie.

Fun

05/03/2020 18:05

Njëra nga shtëpitë e këtij fshati furnizohej me verë të kuqe, në vend të ujit, transmeton lajmi.net.

Ajo që kishte ndodhur ishte se një fabrikë vere kishte pësuar probleme teknike dhe rrjedhja e verës përfundoi duke u derdhur në sistemin lokal të ujërave.

Kjo dukuri e çuditshme preku njerëzit që jetonin në zonën Castelvetro të Modenës si pasojë e një ‘faji teknik’ në kantinën verore Setticani.

Bordi i ujit dërgoi teknikë sa më shpejt që të jetë e mundur për të ndaluar shfaqjen e “problemit”.

Kliko këtu për ta parë videon.  /Lajmi.net/