E rëndë për historinë e Kosovës- Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burgim

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot u zhvillua seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Shpallësi i Pavarësisë së Kosovës është gjykuar me 25 vjet  burg nga Gjykata Speciale. Gjykatësi Charles Smith ka shqiptuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë në prani të të Hashim Thaçit…

Lajme

16/09/2026 11:30

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot u zhvillua seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Shpallësi i Pavarësisë së Kosovës është gjykuar me 25 vjet  burg nga Gjykata Speciale.

Gjykatësi Charles Smith ka shqiptuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë në prani të të Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Udhëheqësi politik i UÇK-së ishte i pari që mësoi verdiktin e rëndë të Gjykatës Speciale.

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti  Rexhep Selimi, janë akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Lajmi.net/