E rëndë në Lubeniq: Një person bie në bunarë, dyshohet se ka humbur jetën
Një rast i rëndë ka ndodhur sot gjatë ditës në fshatin Lubeniq të Pejës, ku dyshohet se një person ka humbur jetën pasi ka rënë në bunarë. Rastin se personi ka rënë në bunarë për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Teksa Gashi ka potencuar se…

Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur sot gjatë ditës në fshatin Lubeniq të Pejës, ku dyshohet se një person ka humbur jetën pasi ka rënë në bunarë.
Rastin se personi ka rënë në bunarë për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Teksa Gashi ka potencuar se ende nuk ka informacione në rast se viktima ka vdekur, pasi ende nuk kanë arritur ta nxjerrin pothuajse tash e tre orë.
“Rreth orës 14:30, policia është njoftuar nga një qytetar se në fshatin Lubeniq gjersa kanë qenë duke punuar në hapjen e një bunari në afërsi të varrezave të fshatit një person ka rënë në bunarë dhe po dyshohet që është pa shenja jete po dyshohet po e tham prapë sepse pa e konstatuar mjeku këto janë vetëm fjalë, ende nuk është nxjerr nuk dihet a është i gjallë a i vdekur pra vetëm mund ta konfirmoj si rast sepse ende nuk kemi informata më të hollësishme”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/