E pranon ylli i Barcës: Largimi i CR7, na bëri më të lehtë La Ligan

Mbrojtësi i Barcelonës, Nelson Semedo, është i bindur se Real Madrid do të ishte skuadër më konkurruese dhe La Liga do të ishte më e vështirë për skuadrën e tij nëse Cristiano Ronaldo do të mbetej në ‘Santiago Bernabeu’.

Sport

16/03/2019 08:35

Ronaldo verën e fundit u largua nga Real Madrid si golashënuesi më i mirë në histori të klubit, për t’iu bashkuar Juventusit në Serie A.

Derisa Ronaldo po paraqitet në nivele të njëjta në Serie A, Real Madrid që pas largimit të tij, ka shkarkuar dy trajner, për të rikthyer sërish Zinedine Zidanen.

“Real Madrid e ka vënë re mungesën e tij shumë”, ka deklaruar Semedo, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nuk mund të them se ishte keq për ne që ai u largua. Me atë liga do të bëhej më e vështirë për ne, më konkurruese”.

“Ronaldo është një lojtar që kërkon shumë vëmendje dhe kujdes. Pa Lionel Messin ne do të luanim mirë, por jo njëjtë”./Lajmi.net/