E papritur, Tottenham përgatit ofertë për Messin

Tottenham është shumë i interesuar për nënshkrimin me ish yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

09/08/2021 17:30

Pas 21 viteve te Barcelona, PSG mbetet favoriti kryesor për argjentinasin, marrëveshje që mund të kompletohet në ditët e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, sipas ESPN, Tottenham është ndër skuadrat e interesuara për të kompletuar transferimin e 34-vjeçarit.

Klubi londinez thuhet se mund t’i ofrojë lojtarit pagë të mjaftueshme për ta bind për kalimin në Premierligë.

Pos kësaj, edhe Atletico Madrid thuhet se është duke përcjellë situatën, por Messi e ka bërë të qartë para disa muajve që nuk do luajë për ndonjë skuadër tjetër spanjolle.

Ndërkohë, Messi pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare te PSG-ja, në rast që e lejon rregulli financiar./Lajmi.net/