E papritur, Perez konsideron shkarkimin e Ancelottit

E ardhmja e trajnerit Carlo Ancelotti te Real Madrid është në dyshime.

Sport

16/02/2022 18:23

Presidenti Florentino Perez raporton se nuk është ndarë i lumtur me mënyrën e lojës të “Los Blancos” ndaj PSG-së dhe nuk e sheh Ancelottin si i duhuri për epokën e re, transmeton lajmi.net.

Ancelotti mori stolin e Real Madridit, pasi Mauricio Pochettino dhe Antonio Conte refuzuan stolin.

Real është duke pasur një sezon të shkëlqyer sa i përket La Liga-s, ngase është katër pika larg Sevillas dhe kanë fituar Superkupën e Spanjës, por janë eliminuar në Kupën e Mbretit dhe tani janë pranë eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Ancelotti ka ede dy vite të mbetura në kontratë, por Perez mund ta shkarkojë në rast që nuk arrin ta eliminoi PSG-në nga Liga e Kampionëve.

Dy emrat që lidhën me stolin e Realit janë Mauricio Pochettino i PSG-së dhe Jurgen Klopp i Liverpoolit./Lajmi.net/