E pabesueshme ku mund të përfundojë Sturridge

Ish-sulmuesi i Liverpool, Daniel Sturridge po raportohet se është afër marrëveshjes me ekipin e Bolognas.

Sport

14/07/2019 16:39

Sturridge është tani një lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Liverpoolin dhe Sunday Express pretendon se Bolonga i është afruar anglezit.

Teksa skuadra italiane po përgatit ofertën për 29-vjeçarin, ky i fundit duhet të përgatit ulje për pagën e tij pasi fitoi 133 mijë euro në javë te ‘Të Kuqtë’, transmeton lajmi.net.

Sturridge shënoi 67 gola në 160 ndeshje pas gjashtë e gjysmë sezoneve me L’poolin, duke ndihmuar ata që të fitonin Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Megjithatë, mungesa e formës dhe problemet e tij fizike e zbehën talentin e tij në ‘Anfield’ përgjatë kësaj kohe.

Sulmuesi gjithashtu është monitoruar nga Rangers dhe Aston Villa. /Lajmi.net/