E mori rrjedha e ujit, gjendet pas 1 muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajt
Pas rreth një muajsh kërkime, është gjetur këtë të shtunë (7 shkurt) trupi i pajetë i Jurgen Karajt. Trupi i 30-vjeçarit u gjet në liqenin e Ulzës. Ngjarja ka ndodhur më 10 janar ku automjeti me të cilin Jurgen Karaj ishte pasagjer ra në përrua.