E kryer, Griezmann kalon te Atletico në formë huazimi

Atletico Madrid ka arritur marrëveshje me Barcelonën për shërbimet e sulmuesit Antoine Griezmann.

Sport

31/08/2021 22:11

Francezi do huazohet te skuadra spanjolle me opsion blerje për 40 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Griezmann ka arritur marrëveshje me Atleticon për dy vite me opsion për një tjetër.

Këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano përmes një komunikate zyrtare në “Twitter”.

Ndërkohë, së shpejti pritet që edhe Barcelona ta huazojë Luuk de Jong nga Sevilla./Lajmi.net/