E kryer: Atalanta pranon ofertën e Tottenhamin për Romeron

Atalanta ka pranuar ofertën e Tottenhamit për mbrojtësin Cristian Romero.

Sport

03/08/2021 17:00

Romero ka kërkuar me ngulm largimin nga Atalanta që t’i bashkohet skuadrës angleze, gjë që tashmë është arritur, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes Tottenham dhe Atalanta, derisa gjithashtu bën të ditur se klubi italian është afër të arrijë marrëveshje me Juventusin për Merih Demiral.

“Cristian Romero te Tottenham. Atalanta ka pranuar ofertën e Spurs prej 50 + 5 milionë euro me bonuse. Barcelona nuk ka qenë në garë.

Atalanta është afër të mbyll marrëveshjen me Merih Demiral nga Juventus për huazim me opsion blerje (rreth 30 milionë euro)”, shkroi ai./Lajmi.net/