E konfirmuar: Ben White humbet derbin londinez
Arsenal dhe Chelsea do të përballen në xhiron e dytë të edicionit të ri të Premierligës në derbin e madh londinez, shkruan lajmi.net.
Sport
Arsenali do të jetë e hendikepuar pa disa futbollistë, fillimisht pa mbrojtësin Gabriel e mesfushorin Partey, e edhe pa Lacazetten gjersa Aubameyang mund të përfshihet në ndeshjen ndaj rivalëve.
Sidoqoftë “Gunners” tani kanë marrë një tjetër goditje nga lëndimet, pasi në sfidën e sotme do të mungoj edhe qendërmbrojtësi Ben White i cili u transferua këtë verë tek londinezët për 50 milion euro.
Lajmin e ka konfirmuar burimi i besueshëm i cili është i afërt me klubin, David Ornstein nga ‘TheAthletic’.
Raportohet se White mund të jetë i radhës që është infektuar me COVID-19, pas Aubameyang, Lacazette e Willian. /Lajmi.net