E konfirmon Romano: Arsenal së shpejti e kompleton transferimin e Odegaardit
Arsenal është shumë afër që ta mbyllë marrëveshjen me mesfushorin Martin Odegaard nga Real Madrid.
Sport
Klubi anglez që nga hapja e fillimit veror e ka parë norvegjezin si prioritet dhe tani është afër që ta kompletojë tërë transferimin, transmeton lajmi.net.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja është shumë pranë të mbyllet.
“Martin Odegaard gjithmonë ka qenë prioritet i Arsenalit dhe tani marrëveshja pritet të kompletohet.
Bisedimet janë në fazën finale dhe së shpejti kompletohet.
Odegaard do t’i ribashkohet Arsenalit. Çmimi do vendoset në orët e ardhshme. Kontrata deri në qershor të 2026”, shkroi ai.
Martin Ødegaard has always been Arsenal priority… and now the deal is set to be completed, confirmed! Talks at final stages and here-we-go soon! ⚪️? #AFC
Ødegaard will re-join Arsenal on permanent deal. Fee to be decided in the next hours. Contract until June 2026. ??? pic.twitter.com/bq6ucdxI1N
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 17, 2021
Ndërkohë, kartoni i Odegaardit thuhet se është mes 35 – 40 milionë euro.
Real Madrid fillimisht nuk e mendonte shitjen e Odegaardit ngase dëshironin largimin e Iscos, por meqenëse nuk kishte oferta për spanjollin, u ‘sakrifikua’ mesfushori norvegjez./Lajmi.net/