E konfirmon Napoli: Insigne largohet para kohe nga Italia për arsye personale

Napoli ka konfirmuar se sulmuesi Lorenzo Insigne është larguar para kohe nga Kombëtarja e Italisë.

Sport

07/09/2021 21:13

Në njoftimin e “Napolitanëve” thuhet se Insigne është larguar nga Italia për arsye personale, shkruan lajmi.net.

“Lorenzo Insigne është larguar nga Kombëtarja për disa arsye personale”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Insigne ishte ndër më meritorët që i ndihmoi Italisë të fitojnë “Euro 2020”./Lajmi.net/