E konfirmon Hearn, Klitschko po bisedon me ‘DAZN’ për një rikthim në boks
Legjenda e boksit, Wladimir Klitschko,duket se po rikthehet në ringun e boksit.

Sport
Ka më shumë se dy vite që boksieri ukrainas nuk ka shkelur në ringun e boksit, që nga humbja e pësuar ndaj Anthony Joshua.
Por, tash e disa muaj po flitet se veterani mund të kthehet në ringun e boksit, dhe një gjë të tillë së fundmi e ka konfirmuar edhe promotori Eddie Hearn.
Sipas Hearn, i cili ka klient Anthony Joshuan, Klitschko po bisedon me gjigantin televiziv ‘DAZN’ për një kontratë të mundshme.
“Mendoj se ai është duke e shqyrtuar këtë. Asgjë nuk po ndodh për momentin” ka thënë fillimisht Hearn për ‘iFL TV’, transmeton lajmi.net.
“DAZN kanë biseduar me të. Ne do të donim ta shihnim rikthimin e tij. E dua Klitschkon. Mendoj se ai është i madh, por do të shohim” ka thënë tutje ai.
Një prej emrave që është përmendur si kundërshtari potencial i ukrainasit në rast rikthimi është ai i Dillian Whyte. /Lajmi.net/