E konfirmon drejtori i Monza: Pablo Mari nuk është në rrezik për jetë
Drejtori i Monza, Adriano Galliani, ka folur në lidhje me lojtarin që e kanë në huazim, Pablo Mari. Pablo Mari ka qenë cak i një sulmi në një qendër tregtare. Ai së bashku me pesë personat të tjerë janë therur nga një person në Milano. E, pas asaj ngjarje tragjike të ndodhur ka reaguar edhe…

Sport
Drejtori i Monza, Adriano Galliani, ka folur në lidhje me lojtarin që e kanë në huazim, Pablo Mari.
Pablo Mari ka qenë cak i një sulmi në një qendër tregtare.
Ai së bashku me pesë personat të tjerë janë therur nga një person në Milano.
E, pas asaj ngjarje tragjike të ndodhur ka reaguar edhe ekipi i Monza, në të cilin lojtari është i huazuar nga Arsenal.
Sipas tyre lojtari nuk është në rrezik për jetë dhe shpresojnë të rikthehet me ekipin së shpejti.
“Pablo Mari nuk është në rrezik pasi lëndimet e tij nuk janë kërcënuese për jetën. Shpresojmë ta shohim përsëri së shpejti”, u shpreh Adriano.
Mbetet të shihet sa gjatë do jetë jashtë fushave lojtari pas kësaj ngjarje./Lajmi.net/