E konfirmon Ancelotti: Hazard starton nesër ndaj Mallorcas

Carlo Ancelotti e ka konfirmuar se Eden Hazard do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen që Real Madridi do ta ketë ndaj Mallorcas. Trajneri italian këtë e konfirmoi në konferencën për shtyp, një ditë para sfidës, transmeton lajmi.net. Belgu performoi mirë në fitoren e “Los Blancos” ndaj Celtic 0-3 në mesjavë, teksa arriti…

Sport

10/09/2022 13:54

Carlo Ancelotti e ka konfirmuar se Eden Hazard do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen që Real Madridi do ta ketë ndaj Mallorcas.

Trajneri italian këtë e konfirmoi në konferencën për shtyp, një ditë para sfidës, transmeton lajmi.net.

Belgu performoi mirë në fitoren e “Los Blancos” ndaj Celtic 0-3 në mesjavë, teksa arriti të futej në listën e realizuesve.

Gjendja e tij fizike dhe lëndimet e shpeshta e penalizuan jo pak që prej ardhjes së tij në “Bernabeu” nga Chelsea.

Statusin e titullarit, që do ta gëzojë në ndeshjen ndaj Mallorcas, Hazard nuk e pati që prej janarit. /Lajmi.net/