E kërkon Allegri, Pjanic mund të huazohet tek Juventusi

Miralem Pjanic mund të rikthehet në “Allianz Stadium”.

Sport

05/06/2021 11:51

Me rikthimin e Massimiliano Allegrit në Juventus, italiani ka mbajtur dy takime me drejtuesit e “Bianconerëve” ku ka kërkuar disa përforcime për sezonin e ardhshëm, shkruan lajmi.net.

Në listë figuron edhe Miralem Pjanic, i cili nuk po gjen hapësira në formacionin e Barcelonës.

Sipas mediave italiane, Juevntusi dëshiron që të marrë në huazim boshnjakun dhe kjo mund të pranohet nga Barcelona, pasi ata dëshirojnë të reduktojnë shpenzimet dhe rrogat.

Pjanic u shkëmbye me Arthur në verën e kaluar por ka pasur minuta të paktë në “Camp Nou” dhe ka mbetur nën hijen e Sergio Busquets./Lajmi.net/