E ka ditëlindjen pas dy ditëve, ‘lëndohet’ Neymar

Neymar është jashtë ndeshjes së Paris Saint-Germain me Nantes të martën, dy ditë pas festës së tij të ditëlindjes.

Sport

03/02/2020 22:16

PSG konfirmoi mungesën e yllit brazilian, duke thënë se Neymar ka pësuar një lëndim në brinjë

Braziliani mbush 28 vjeç të mërkurën dhe do festojë në një klub nate në Paris të dielën, përcjell lajmi.net.

RMC së pari raportoi se sulmuesi nuk do të përfshihej në skuadër për ndeshjen e ardhshme të Ligue 1 dhe do të pushonte.

Kjo është hera e tretë radhazi që ai pëson ‘lëndim’ pikërisht në datën e ditëlindjes së tij. /Lajmi.net/