E humbi garën për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi tani kandidon për deputet nga LDK

Ish-kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se do të jetë kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai ka thënë që për 12 vite ka qenë me fat që si kryetar i Komunës së Obiliqit, ka kontribuar në transformimin e qytetit, shkruan lajmi.net. “Gjatë këtyre viteve kam dhënë maksimumin në zhvillimin…

Lajme

07/12/2025 16:12

Ish-kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se do të jetë kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka thënë që për 12 vite ka qenë me fat që si kryetar i Komunës së Obiliqit, ka kontribuar në transformimin e qytetit, shkruan lajmi.net.

“Gjatë këtyre viteve kam dhënë maksimumin në zhvillimin e komunës, në zbatimin e ligjeve dhe realizimin e projekteve të rëndësishme, duke punuar gjithmonë me përgjegjësi dhe në shërbim të qytetarëve të Obiliqit. Tani ka ardhur koha për një hap të ri. Do të jem kandidat për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me synimin që t’u shërbej me përkushtim të gjithë qytetarëve”, ka njoftuar Gashi në Facebook.

Pas tri mandateve si kryetar i Komunës së Obiliqit, Gashi ka humbur garën në balotazh me Halil Thaçin e VV-së. Pas kësaj humbje, Gashi ka dhënë dorëheqje nga kryetari i degës së LDK-së në Obiliq, dorëheqje e cila nuk është pranuar nga dega atje. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij: