E godet portieri, vdes futbollisti
Një tragjedi ka ndodhur në futbollin indonezian. Futbollisti Akli Fairuz ka vdekur pasi portieri kundërshtar e pësoi një goditje, e cila nuk dukej aq e rrezikshme fillimisht.
Sport
Ajo që dukej një goditje pa shumë pasoja, është shndërruar në tragjedi.
Gjatë ndeshjes së Superligës së Indonezisë ndërmjet PSAP Sigli e Persiraja, një aksion ka rezultuar me vdekje të një futbollisti.
Pas një goditjeje nga distanca, portieri nuk arriti ta ndal topin në tentimin e parë dhe goditi futbollistin në ajër.
Akli Fairuz, sulmues i ekipit Persiraja po vraponte me një mbrojtës kundërshtar drejt topit, kur e pësoi goditjen në bark nga portieri kundërshtar.
Ai u dërgua menjëherë në spital dhe iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik.
Por, ai kishte shumë dëmtime të brendshme dhe përkundër tentimeve të mjekëve për ta shpëtuar, në fund ai vdiq.