E fundit: Mediet spanjolle raportojnë për një marrëveshje të De Jong me Man Utd
Gerrardo Romero, gazetar spanjoll, ka raportuar për një marrëveshje të Frenkie De Jong me Manchester United.
Sport
Holandezi është i vendosur për t’u larguar nga “Camp Nou”, pas hapësirës jo të vazhdueshme kohëve të fundit në formacionin e Xavi Hernandez.
Lojtari në “Old Trafford” do ta gjejë një njohje të vjetër. Është fjala pikërisht për Erik Ten Hag, trajnerin e tij tek Ajax i cili e vuri më në pah potencialin e tij.
Ende nuk dihet për detajet e marrëveshjes në mes të palëve, por ajo që është e sigurt, gjithnjë sipas Romeros, është pikërisht dakordimi i tyre për një lëvizje të tillë. /Lajmi.net/