E dhimbshme/ I moshuari i cili në gjendje të rënduar fizike shet gjërat që mbledh në kontejner

Temperaturat e larta në vend kanë bërë që të merren masa që moshat e shtyra të qëndrojnë brenda në shtëpi gjatë ditës. Mirëpo kjo nuk vlen për një të moshuar në Prishtinë. Ai është parë shpesh pranë kontejnerëve të bërllokut duke shitur gjëra të cilat i mbledh aty. Për këtë lajmi.net ka qenë aty ku…

Lajme

21/08/2024 16:01

Temperaturat e larta në vend kanë bërë që të merren masa që moshat e shtyra të qëndrojnë brenda në shtëpi gjatë ditës.

Mirëpo kjo nuk vlen për një të moshuar në Prishtinë.

Ai është parë shpesh pranë kontejnerëve të bërllokut duke shitur gjëra të cilat i mbledh aty.

Për këtë lajmi.net ka qenë aty ku edhe ka biseduar me të, derisa i moshuari thotë se nuk kërkon as para as asgjë thjeshtë do të punoj.

“Ky nuk është bërllok pse bërllok ky në najllon është”, ka thënë ai.

Ai mes tjerash ta thënë se nuk ka as grua e as fëmijë.

“Shpin e kam a ka plak pa rrogë”, thotë ai.

I moshuari njihet nga shumë njerëz në kryeqytet, madje ai njihet si i moshuari që refuzon të marrë paratë pasi tenton që t’i sigurojë vetë ato./Lajmi.net/