Haradinaj pas “Marshit për Liri”: Kosova foli fuqishëm për liri dhe dha verdiktin – pafajësi e plotë për çlirimtarët

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit të “Marshit për Liri” në Prishtinë, duke e cilësuar pjesëmarrjen e qytetarëve si një mesazh të fuqishëm në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Haradinaj ka thënë se qytetarët u bashkuan në sheshin e Prishtinës ashtu siç ishin bashkuar dikur gjatë luftës,…

Lajme

12/09/2026 15:15

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit të “Marshit për Liri” në Prishtinë, duke e cilësuar pjesëmarrjen e qytetarëve si një mesazh të fuqishëm në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Haradinaj ka thënë se qytetarët u bashkuan në sheshin e Prishtinës ashtu siç ishin bashkuar dikur gjatë luftës, nën emblemën e UÇK-së, raporton lajmi.net

“Sot marshuam për Liri si dikur maleve të Kosovës!
Sot u bashkuam në shesh të Prishtinës, si dikur nën logon e UÇK-së me djemtë dhe vajzat më të mira të këtij vendi”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se, sipas tij, Kosova sot dha një mesazh të qartë për ish-krerët e UÇK-së.

“Sot Kosova foli fuqishëm për liri dhe dha verdiktin: pafajësi e plotë dhe liri për Çlirimtarët!

Rroftë UÇK! 🇦🇱”, ka shkruar Haradinaj./Lajmi.net/