E ardhmja e Haaland do të jetë në Spanjë, zbulohet klubi i ri

Njëra nga gazetat më të besueshme në Spanjë, Cadena SER, ka raportuar se Erling Haaland do të transferohet në Real Madrid.

Sport

03/03/2021 17:50

Haaland, i cili po kalon në një formë shumë të mirë këtë vit, ka marrë vëmendjen e top klubeve evropiane, përcjell lajmi.net.

Së fundmi, Los Blancos ka monitoruar nga afër situatën e tij dhe siç raportohet nga mediat ai pritet të transferohet në verën e ardhshme te Real Madridi.

LA Ser ka raportuar se të dy, edhe klubi edhe lojtari, janë të entuziazmuar për këtë transferim.

Borussia Dortmund është duke kaluar në një periudhë të vështirë në punën e financave dhe largimi i tij është shumë i mundshëm./Lajmi.net/