Dzeko alternativa e Real Madridit për sulm

Edin Dzeko është alternativa e Real Madridit për sulm.

Sport

20/06/2022 11:32

Sulmuesi i Interit, Dzeko këtë edicion pritet të largohet nga ekipi i tij.

Ndërsa, e ardhmja e tij mund të jetë në ‘Santiago Bernabeu’, kjo pasi sipas ‘Corriere dello Sport’ Real Madridi e shohin si një alternativ për sulm, përcjell lajmi.net.

Vlera e boshnjakut është katër milionë euro, andaj ‘Mbretërit’ po e shqyrtojnë si opsion sulmuesin.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një transferim i tij drejt kryeqytetit spanjoll./Lajmi.net/