Dyshohet se u sulmua nga një burrë në Viti, viktima përfundon në spital – arrestohet i dyshuari
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Viti, ku një burrë dyshohet se ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi nga një tjetër burrë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 16 nëntor 2026, rreth orës 11:00, raporton lajmi.net. Viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore…
Lajme
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Viti, ku një burrë dyshohet se ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi nga një tjetër burrë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 16 nëntor 2026, rreth orës 11:00, raporton lajmi.net.
Viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), pasi dyshohet se kishte pësuar lëndime nga i dyshuari.
Pas raportimit të rastit, Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka konfiskuar mjetin që dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.
I dyshuari është intervistuar nga organet e rendit dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, viktima është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Rasti është cilësuar nga Policia si “Dhunë në familje”./Lajmi.net/